Rama shprehet i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

INA
INA

28/09/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Brukseli është i zhgënjyer me Shqipërinë, e cila kërkon një deklaratë të re nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, por sërish nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj. Ai shtoi se Shqipëria do të jetë gati të vihet në një linjë me një deklaratë të re të Bashkimit Evropian që duhet të përfshijë dënimin për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Rama tha se doli para mediave për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në 10 vjet për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës.

“Zëdhënësi i BE-së tha dje se nuk do të ketë deklaratë tjetër pa u zbardhur hetimet se si ndodhi ngjarja në Banjskë. Edhe mund të ishim dakord nëse Serbia do të distancohej nga grupi kriminal e do të ishte deklaruar menjëherë hapjen e një hetimi serioz e të pavarur. Por, në vend të kësaj, Serbia zgjodhi nderimin për të vrarët” , deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Rama tha se ka rezervat e tij për liderët kosovarë dhe qëndrimin e tyre sa i takon procesit të dialogut, por në këtë rast, Shqipëria është në krah të Kosovës. Kryeministri shqiptar theksoi se formati i deritanishëm i dialogut nuk po jep rezultate dhe duhet të ndryshojë menjëherë.

“Formati i derisotëm, ku takohen dy burra, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Më vjen mirë që këtë tashmë e kërkon edhe Kosova, Ashtu siç më vjen mirë që Vjosa Osmani ka kërkuar pjesëmarrjen e SHBA-së për hartimin e një drafti për Asociacionin. Është një hap më në fund në drejtimin e duhur”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Rama tha se nëse kjo nuk ndodh, stokut të marrëveshjeve mund t’i shtohet edhe një sërë viktimash. Rama tha se një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. /alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

kuvendi shqiperise incident rrahje

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

kuvendi shqiperise incident rrahje

Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

Naim Murseli

LAJMI I FUNDIT: “S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”- Kështu raportohet të ketë thënë Naim Murseli në gjykatë

INFO

NA NDIQ