Rama: Shpresoj që tri kërkesat e BE-së të plotësohen menjëherë

INA
INA

02/06/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi në rrjete sociale pas një postimi të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell mbi kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë.

Borrell bëri të qartë tri kërkesat për të dy vendet që janë zgjedhje të reja lokale në katër komunat veriore, pjesëmarrjen e serbëve lokalë në zgjedhje si dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Rama në postimin e tij vlerësoi angazhimin e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Nuk mund të falënderoj sa duhet presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama lavdëroi gjithashtu presidenten Vjosa Osmani, e cila foli drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Gjithashtu lavdëroj presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin që foli drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe shpresoj vërtet që këto tri kërkesa të plotësohen menjëherë në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë para se të dëmtojë reputacionin e Kosovës përtej riparimit të saj të shpejtë dhe integrimit të saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik”, shkroi Rama.

Rama falënderoi edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE, Joseph Borrell.

“Një falënderim i madh edhe për Josep Borrell, për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar që të realizohet përfundimisht ky zbulim historik”, shtoi ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqipnje me yll

Sot, dita e flamurit “me yll”: cili është “Nëntori i Dytë” komunist me skenar nga Kadare?

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

vlora

Sot 29 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë, politika feston e ndarë

Erald Kapri

Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani i njohur shqiptar (VIDEO)

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Surprizë e veçantë në Aeroportin e Tiranës/ Turistët e huaj kërcejnë vallet shqiptare në festën kuq e zi

sali berisha

Berisha në Vlorë: Betohem para varrit të Ismail Qemalit, se do e paketoj Edi Ramën e do e dërgoj në Beograd. Vitin tjetër do e zhduk nga pushteti dhe Tirana

parada tirane333

111-vjetori i Pavarësisë/ “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë (VIDEO)

Blinken

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju

Rama Kurti. vlore

Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin, mbahet ceremonia në Vlorë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ