Rama: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të jenë në një pako në rrugën drejt BE-së!

INA
INA

24 Maj, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën për Televizionin Publik të Bullgarisë – BNT, ka theksuar se Shqipëria dhe RMV-ja nuk duhet të shqyrtohen si pako në rrugën e tyre drejt BE-së, njofton KlanM.

I pyetur nëse do të dëshironte të vlerësohen sipas meritave personale dhe të mos jenë bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së, ose të shkojnë bashkë si pako, Kryeministri Rama, sic percjell KlanM, ka kujtuar kohën kur ndarja nuk ishte opsion, për shkak se vendoste Këshillu Evropian dhe jo Shqipëria. Sipas Ramës, kjo situatë e kishte bërë shqetësuese situatën dhe kishte vështirësuar pozitat e Shqipërisë.

“Sot mendoj se rrugët tona në mënyrë natyrore u ndanë. Për shkak se në momentin kur një vend nis negociatat aderuese, rruga e tij varet nga meritat, jo nga politika dhe gjeopolitika. Të paktën kështu është në letër. Megjithatë, e dijmë se ndonjëherë, ajo cfarë shkruhet në letër nuk ndodh në realitet. Por, nuk shoh më arsye të jemi bashkë. Secili ka rrugën e vet” – tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

BE-ja në Mars të vitit 2020 vendosi që Maqedonia e Veriut t`i nis negociatat, por kjo u bllokua nga Bullgaria. Çështja u tejkalua me propozimin francez, pas cka u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare.

Që të nisin negociatat dhe të hapen klasterët, Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, fillimisht duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht Bullgarët të futen në Preambulën e Kushtetutës, për të cilën nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

IMG_1723

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

kfor rakiq

VIDEO/Ushtari i KFOR-it ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: S’lejojmë të përsëritet më

nyt vucic kurti

New York Times për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21 (VIDEO)

stanishiq simatoviq

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

INFO

NA NDIQ