Rama: Shqipëria dhe RMV, thellim i reformave për të shkurtuar rrugën në BE

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Prill, 2023

Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklaruar ekskluzivisht për TVM2, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas tij çështjet e vendosjes së shtetit të së drejtës, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do t’i shoqërojnë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lartë bashkëpunimin Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe shpreson se të dyja vendet do të thellojnë reformat për të shkurtuar rrugën e integrimit në familjen evropiane.

“Janë marrëdhënie strategjike shumë të rëndësishme. Për ne është një gjë shumë e madhe, që sot ato janë të garantuara më së miri nga një pjesëmarrje domethënëse, e përgjegjshme, konstruktive, largpamëse e shqiptarëve në institucione, parlament, qeveri apo opozitë, pak rëndësi ka, por së bashku në funksion të stabilitetit, prosperitetit të Maqedonisë së Veriut dhe të lulëzimit të marrëdhënieve mes shtetit nga ku ju keni ardhur.”, – deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë shtrirje, kryeministri Rama ka vlerësuar lartë paralajmërimin për fillimin e punimeve për Korridorin 8 transballkanik, për të cilin thotë se është me peshë strategjike.

“Sigurisht, projekti i Korridorit 8 është një projekt strategjik me një rëndësi të madhe. Ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë dhe u zhbllokua në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë si proces, në sensin që ka qenë i bllokuar për t’u përcaktuar si pjesë e rrjetit evropian të transportit, jo se ishte i bllokuar për ne. Fakti që edhe Bashkimi Evropian tani e konsideron pjesë të rrjetit evropian, na jep shumë dorë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.”, – theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

INFO

NA NDIQ