Rama: Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajon për turizmin, ky vit ishte sukses i jashtëzakonshëm!

Picture of ina-online
ina-online

26/08/2023

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat per te komentuar kryesisht shifrat dhe mbarevajtjen e sezonit turistik, por edhe shqetesime te tjerfa te adresuara nga gazetaret.

Ai tha se qeveria po shkon drejt një axhende të përcaktuar si rruga drejt “Shqipërisë 2030” dhe se do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin.

Referuar turizmit këtë vit, Rama tha se shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm.

Këtë vit, Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjesh të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin, që ka nisur kohë më parë me Programin Kombëtar të Rilindjes Urbane, me përkushtimin e posaçëm për zonat turistike, me përkushtimin e posaçëm për trashëgiminë kulturore, me përkushtimin e posaçëm për rritjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike në funksion të sezonit, padiskutim edhe me mbështetjen e vazhdueshme për shumë investime që sektori privat ka bërë në industrinë e turizmit dhe që sot shohim frytet e para domethënëse dhe kuptimplota në një rrugë që për ne është e përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030, ku pa asnjë diskutim Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin. E kur them rajonin tonë, kam parasysh Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo me të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë.

Rama vleresoi rolin qe ka pasur Aeroporti i Tiranes ne kete bum turistesh gjate ketij sezoni, dhe shtoi se aeroporti i ri qe po ndertohet ne Vlore do ta rrise edhe me shume kete numer, pasi do te operohet nga aeroporti i Mynihut.

Ndërkohë, mendoj që duhet nënvizuar së paku një element që është aeroporti i Tiranës, i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncensionarit me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare në aeroport dhe faktikisht besoj e keni parë edhe klasifikimin e nxjerrë nga Agjencia Europiane e trafikut ajror, që Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot ne jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit, që është historikisht aeroporti më i madh i rajonit tonë dhe me një traditë shumë, shumë të gjatë sesa aeroporti ynë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit. Dhe nga ana tjetër, besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. E dini që aeroporti i Vlorës do të operohet nga aeroporti i Mynihut dhe faktikisht kemi shumë optimizëm dhe shumë besim që me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një ‘’bum’’ të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve pasi edhe pse aeroporti i Tiranës sot faktikisht punon 24 orë dhe ka pothuajse 200 fluturime në ditë, mundësitë janë për shumë më tepër.

TË FUNDIT
4 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
5 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
6 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
6 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
6 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

ME TE LEXUARA

15 orë
Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar
6 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
15 orë
Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit
5 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240909-200347~2

Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

IMG_0599

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

zgjedhje vota votime maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Arben Taravari

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ