Rama: Shteti bektashi s’është copëtim territori, i përgjigjet Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë

Picture of INA
INA

04/02/2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se krijimi i shtetit bektashi nuk nënkupton copëtimin e territorit të Shqipërisë, ndërsa risjell në vëmendje shembullin e Italisë fqinje.

Në kuadër të rubrikës së tij në rrjetin social “Sy më sy”, kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve mbi shtetin bektashi, sqaroi se bëhet fjalë për një entitet që nuk ka polici, as doganë e taksa, dhe që i përgjigjet Kushtetutës dhe ligjeve sa i përket organizimit të përgjithshëm shtetëror.

“Jo nuk ka copëtim. Italia ka tre struktura brenda për brenda. Në rastin tonë nuk është ideja e shtetit që konceptonit ju. Vendosjes së kryegjyshatës botërore këtu në Shqipëri, ku e sqaroj pse i duhet dhënë një status i veçantë atij komuniteti. Nuk bëhet fjalë për gjera të kësaj natyre. bëhet fjalë për një entitet që nuk ka polici, dogana, taksa. Në të gjitha aspektet i përgjigjet kushtetutës dhe ligjeve të Republikës sa i përket organizimit të përgjithshëm shtetëror”, u shpreh Rama.

Në shtator të vitit 2024 Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin e Shqipërisë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË