Rama sot mbledh ministrat në Elbasan, “përballet” me Bashën

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar, një natë para festës së Ditës së Verës në Elbasan.

Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve do të jetë situata politike e krijuar në vend, kongresi i 23 marsit të Partisë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Temë e këtij takimi janë edhe projektet për Elbasanin në veçanti. Gjatë Ditës së Verës, kryeministri Rama ka planifikuar një axhendë të ngjeshur për festën. Nga vizitat në panair e ekspozita e deri në shijimin e një kafeje në Kalanë e Elbasanit.

Në 14 mars Elbasani është qyteti që pret edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha axhenda e të cilit është e ndryshme nga ajo e kryeministrit, kryesisht takime me qytetarët.