Rama thirrje pedagogëve e studentëve të vaksinohen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ka bërë thirrje pedagogëve e studentëve që të vaksinohen, pasi për të hyrë në auditor vaksinimi është me detyrim.

Në një postim në mediat sociale, Rama shprehet se në të gjitha universitetet tashmë ka qendra vaksinimi.

Më tej ai shton se vaksina është një garanci më shumë për një ecuri më të mirë të vitit të ri akademik që do të nis së shpejti.

“Duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.