Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/01/2023

Ftesa që kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për një takim në Tiranë, të martën në mbrëmje ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë.

Në ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve.

Por, disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin e tij si lider rajonal dhe forcimin e pozitës së tij në Shqipëri”. Të tjerët mendojnë se “kryeministri Rama me këtë veprim synon të luajë rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të bërë presion mbi partitë tjera që të mos rreshtohen në krah të opozitës maqedonase për rrëzimin e Qeverisë maqedonase”.

Partitë politike maqedonase, gjithashtu, janë të ndara në vlerësime. Për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”.

VMRO DPMNE-ja që është në opozitë, vlerëson se takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski,“është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë.

“LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po kërkojnë ndihmë për të shpëtuar, andaj edhe jashtë të gatshëm të pranojnë gjithçka në dëm të popullit maqedonas përmes agjendave të ndryshme vetëm që ta shpëtojnë veten e tyre”, deklaron Nikollovski.

Drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti; i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe i Alternativës, Afrim Gashi do të marrin pjesë në takim.

Ndërkohë, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, ka thënë se pranon të takohet me kryeministrin Rama, por jo edhe të ulet në tavolinën e njëjtë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Bilall Kasami që është edhe kryetar i Tetovës, komunës më të madhe të banuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, akuzon qeverinë për “korrupsion dhe krim të organizuar dhe defaktorizimin e shqiptarëve”, ndërsa zgjidhjen e krizës e sheh te dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.

Partitë tjera nuk e kanë komentuar ftesën dhe agjendën e takimit me kryeministrin Edi Rama. Por, për deputetin e pavarur, Skënder Rexhepi, “Edi Rama po sillet në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, njëjtë sikur në takimin e fundit në janar të vitit 2017”.

“Është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet t’i mbledhë partitë shqiptare për çështjet që i prekin shqiptarët këtu në Maqedoni [të Veriut]. Kjo pasi, edhe pas këtij takimi, do të rezultojë ndonjë trik i radhës…”, ka shkruar Rexhepi në rrjetin social Facebook.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, takimin në Tiranë e sheh në favor të Ramës, i cili, sipas tij, synon të promovojë veten si një faktor rajonal.

Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, takimin në Tiranë më shumë e sheh si përpjekje për ruajtjen e shumicës parlamentare që tashmë po rrezikohet nga përçarjet brenda BDI-së, andaj edhe Rama mund t’i bëjë favore kreut të saj, Ali Ahmeti, duke manifestuar mbështetjen apo nevojën për unitet në emër të integrimeve evropiane.rel

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025