Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit udhëheqësve të shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, teksa i ftoi për të ngrënë drekë pas mbylljes së pjesës së parë të punimeve.
“Dua të ndaj me ju se në shkrimin tonë të parë juridik (Kanun), që është shkruar në mesjetë, ka një kapitull themelor për mirëpritjen dhe fillon me një citim që thotë “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Dhe ky citim është me të vërtet shumë i thellë dhe është origjina e faktit që ne e mbaruam Luftën e II Botërore si vendi i vetëm që kishte më tepër hebrenj se para luftës, sepse ishin mysafirë në këtë shtet dhe u mbrojtën me jetët e shqiptarëve. Por në mesin e urdhrave është kyçe ushqyerja mirë e mysafirëve. Kështu që ju lutem më ndiqni mua tani dhe nëse BE-ja ju ka thënë se nuk ka ushqim falas, do ta ndryshoni këtë bindje. Ka dhe gjithmonë do të ketë për ju, çdoherë që vini në Shqipëri dhe me çfarëdo kapaciteti. Pas një ore duhet të kthehemi dhe ta vëmë në funksion Europën”, tha Rama.