Rama: Vitin e ardhshëm paga mesatare bëhet 900 euro

Picture of ina-online
ina-online

24/11/2023

Kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kryetar i PArtisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e zgjeruar të PS në Tiranë, foli dhe njëherë për buxhetin, që sipas tij mbështet shtresën e varfër.

Rama tha se mesin e vitit të ardhshëm synohet arritja e pagës 900 euro.

“Në 2024 zbresim borxhin në kufirin e 60% është një zbritje prej thuajse 15 pikësh dhe flet për shëndetin e ekonomisë tonë. E theksoj gjithmonë në raport me të djeshmen. Sfida mbetet se sa duhet të japë ekonomia jonë. Inflacioni me të vërtet në Shqipëri është rritur, por mbetet më i ulët në krahasim me rajonin. Gjithashtu dolëm edhe nga lista gri, kjo erdhi si rezultat i një përpjeke disavjeçare sistematike dhe është shumë e rëndësishme sa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare. Shifra më domethënëse që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë, në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash. Të mos harrojmë që sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, dhe punonjësit e administratës, në mesin e vitit të ardhshëm do të arrijmë të kemi një pagë mesatare 900 euro. Dhe kjo besoj është një shifër domethënëse për të treguar për atë që është bërë, natyrisht që ambicia është shumë më tepër. Ndërsa 250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet qoftë për bonuset e pensionistëve. Shpesh kritikohemi, apo tregohemi si një parti socialiste që ka humbur sensibilitetin ndaj shtresave në nevojë apo qëndron më pranë të pasurve. Por 33 % e buxhetit të shtetit tonë, që mos harrojmë është rritur më shumë se 2 fish nga koha kur morëm detyrën, 33 % shkon për mbrojtje sociale. Që nga pensionistët deri tek bebet e porsalindura”, tha Rama.

TË FUNDIT
4 orë
Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë
4 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe
19 orë
Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)
20 orë
“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)
1 ditë
Paga mesatare për muajin mars është 40.496 denarë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kryetari i Vlorës tregon kur hapet sezoni i verës, ka një thirrje të fortë për turistët nga Kosova

LEXO MË SHUMË

edi rama

Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

kler caku

Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

Messi Mesi Inter Miami

“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)

denar rroga ndihma

Paga mesatare për muajin mars është 40.496 denarë

vlora2

Kryetari i Vlorës tregon kur hapet sezoni i verës, ka një thirrje të fortë për turistët nga Kosova

vetura treg

Më shumë se 900 mijë vetura të reja në BE, një rritje prej 13.7 për qind

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski:Jemi duke punuar që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet edhe një orë

bregdeti

Media spanjolle: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e paeksploruar evropian

INFO

NA NDIQ