Rama, vizitë zyrtare në Japoni: Shumë shpejt mund të hiqen vizat

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Ashtu si për shtetasit japonezë që udhëtojnë drejt vendit tonë pa viza, edhe për shqiptaret shumë shpejt do të bëhet e mundur që të mos kenë me nevojë për të patur vizë për të shkuar në Japoni. Kjo ishte një nga kërkesat konkrete që kryeministri Rama që i ka bërë homologut të tij Fumio Kishida gjatë takimit që patën në Tokio.

“Duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni siç mund të bëjnë edhe japonezët në Shqipëri”, tha Rama.

Vetë Japonia ka vendosur të ketë një rol të shtuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këtë do ta konkretizojë duke vendosur një ambasador të posaçëm përgjegjës për 6 vendet e këtij rajoni. Vendimin, kryeministri Fumio Kishida, e bëri publik në krah të Kryeministrit Rama gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, e për të cilin kreun i qeverisë shqiptare thotë se është më se i mirëpritur.

“Është një lajm i mrekullueshëm të dëgjosh që qeveria juaj po angazhohet të vendosë një ambasador për Ballkanin Perëndimor sepse, siç unë përmenda gjithashtu gjatë bisedimeve tona, është me rëndësi vendimtare që Japonia të jetë më shumë e pranishme në rajonin tonë”, u shpreh Rama.

Në daljen përpara mediave të dy kryeministrat që aktualisht janë të përfaqësuar si dy vende me mandat të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit komentojnë dhe i cilësojnë si të papranueshme kërcënimet e presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore.

“Si vendi i vetëm që ka vuajtur shkatërrimin e bombardimeve atomike gjatë luftës, Japonia kurrë nuk mund të pranojë kërcënimet ruse për armët bërthamore e jo më përdorimin e tyre”, tha Kishida.

Dy kryeministrat folën padyshim dhe për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe. Që të dy mendojnë se duhet të intesifikohen, kryesisht në bashkëpunimin ekonomik. Japonia premton më shumë investime për rritje të importit dhe kësaj fryme mendojnë se do t’i shërbejë dhe ngritja e një Dhome të Përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Japoni.

Rama dhe ministrat që e shoqërojnë në Tokio, por dhe disa sipërmarrës shqiptar të produkteve Made in Albania morën pjesë dhe në një takim të Dhomës së Tregtisë së Japonisë ku prezantuan vizionin Shqipëria 2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ