Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

Picture of INA
INA

17/05/2024

Sadri Ramabaja

Edi Rama me sjelljet e tij delirante në Kotor përbuzi dinjitetin kombëtar, jo vetëm atë të km të Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, i kësaj pjese të Shqipërisë, edhe sikur të ishte një injorant e rrugaç, qytetari Edi e kryeminsitri Rama, do duhej të ngritej në këmbë e ta përshëndeste si vëllai – vëllanë, pavaërsisht mërive të mundshme.

Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë sonë. Ai qeverisë si mbret pa kurorë, duke e trajtuar Shtetin si pron të tij, ndërkaq Partinë Socialiste si një fidanishte eksperimentale speciesh të urta e pa dinjitet! Ai që përbuzi kryeministrin e Kosovës kaq keq, madje në sy të diplomatëve eminent të shteteve partnere, me tu kthyer në Tiranë, më e pakta që do të duhej t’i ndodhte, do të duhej të pritej nga qytetaria shqiptare në shesh, në protesta masive dhe të flakej nga zyrta e Shtetit, si një leckë e pa vlerë!

Por, z. Rama nuk sillet kështu se është primitiv, e as se është vetëm dilerant i klasit të parë! Jo, ai vuan nga sindromi esadist; ai ka mision politik!
Shiheni si rri indiferent dhe si bën më pas me dorë, sikur ju thotë diplomatëve “lermëni të qetë”, nuk mirrem dot me këtë rrugaq!
Rregullojani ju kurrizin, siç e meriton!

Këtë mesazh vetëm me gjuhën e trupit, ai jua thotë në sy të kryeministrit Albin Kurti, diplomatëve perendimor, por çfarë duhet t’ju ketë thënë me gjuhën e palarë dhe trurin e tij të shpërlarë?! Çfarë premtimesh mund t’i ketë dhënë presidentit francez, kur urgjentisht e kishte ftuar, vetëm dy ditë pasi ai kishte pritur presidentin serb në Paris?!

Kjo sjellje e z Rama jo vetëm prej dileranti, kjo tallje me një komb të tërë, ka arsye të thella.
Biografët e tij, historiografia jonë, kur të mirret seriozisht me studimin e personit të tij, rrugëve që ai ndoqi për t’u ngjitur në krye të Shqipërisë sonë, jam i bindur se përveç sindromit esadist që kishte prekur atë sa ishte në Paris si emigrant, veçmas pas vizitës së tij në Nish dhe tentativave për shitjen e veriut të Kosovës [2016-2018], madje në emër të ripërkufizimit të kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve, siç ishte shprehur sivëllai i tij – Aleksande Vuçiqi, do të hedhin dritë edhe mbi misionin që ia kishin ngarkuar që kur bridhte rrugëve të Parisit, para se të thërritej për kthim në Tiranë dhe t’i hapeshin prtat për ngjitje në shkallët e pushtetit.
Atëherë, duke hedhur dritë mbi këto rrugë të pista të ndërgjegjes së tij, do të gjejnë shjegimin se si u prek nga sindromi esadist dhe cilat janë arsyet reale që këtë fakt pretendon ta fshehë me imitimin banal edhe në dukje të Ismail Qemailit!
Pavarësisht këtij insistimi prej dileranti, ai tashmë në sy të Kombit shihet si inkarnim i Esat Pashë Toptanit.

TË FUNDIT
1 javë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
2 javë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
2 javë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!
2 javë
Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!
2 javë
Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Naser Hani

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

urim hasipi

Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve

adnan azizi

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

INFO

NA NDIQ