Ramabaja: Kurti e ka çoroditur totalisht diplomacinë serbe, sidomos me aktin strategjik për Ivanoviqin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Janar, 2023

Opinionisti Sadri Ramabaja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vënë në pozicion të vështirë diplomacinë serbë në dy vitet e fundit, e posaçërisht me veprimin e fundit duke e përkujtuar ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, në pesëvjetorin e vrasjes.

“De-fakto e ka sjell në çoroditje totale diplomacinë e Serbisë. Madje, madje, me këtë aktin strategjik që nuk u lexua si duhet, për rastin e Oliver Ivanoviqit, ai e tejkaloi tërësisht luftën strategjike në tavolinën tjetër”, ka thënë Ramabaja në emisionin Pressing në T7.

Rambaja ka deklaruar se VV nuk është kundër dialogut me Serbinë nga viti 2017.

“Sa i përket kësaj pjesët tjetër që ka të bëjë me dialogun, po harrohet që një fakt. VV prej vitit 2017, nuk ka qenë kundër dialogut. Madje, përkundrazi, sa ka qenë pjesë e VLAN-it, insistonte që vetë ta udhëheq dialogun sepse u pa këto dy vjet dhe sidomos këta gjashtë muajt e fundit që pikërisht Albin Kurti është njeriu më adapt dhe është fat për Kosovën që është në krye të dialogut me Serbinë”, ka theksuar ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, që VV e përmendte shpesh në opizitë, Ramabaja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë të flas për bashkimin kombëtar që ta realizojë atë.

“Një forcë politike sikur VV, kur të vijë në pushtet nuk ka nevoojë me folë për bashkimin kombëtar, duhet të veprojë konform programit që e përafron Ditën D, ditën e bashkimit. Ideja që ne duhet të ecim drejt bashkimit zbërthehet në projektet ekonomike, politike, ushtarake, të sigurisë dhe të kulturës etj. Me projekte ekonomike sidomos, plani i fizibilitetit që është duke u punuar për hekurudhën, është projekt ambicioz. S’ka nevojë me folë aty, duhet me punu”, ka thënë ai në Pressing.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ