Profesori dhe analisti Sadri Ramabaja është shprehur i lumtur me reagimin qeverisë britanike kundër Asociacionit, përcjell agjencia e lajmeve INA
Ai thotë se, të gjithë shqiptarët duhet të jenë të unifikuar në këtë drejtim, duke i bërë thirrje edhe Ali Ahmetit të shprehë qëndrimet e tij.
“Deputetja britanike Alicia Kearns, që është edhe kryesuese e Komitetit për Punë të Jashtme, sot në parlamentin britanik ngriti shqetsimin rreth mundësisë së krijimit të një Republika Serbska në Kosovë. Ajo në fjalimin e saj tutje potencoi se ndjehet e çliruar që përfaqësuesit e Qeverisë britanike nuk e mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.
“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.
Një leksion i mirë për opozitën tonë në Kosovë, mediat, botën akademike… por edhe për klasën politike në Shqipërinë politike dhe në Maqedonin Veriore.
Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër.
Imponimin e BKS-së mund ta ndalim vetëm tok.
Kosova, rrjedhimisht edhe veriou i saj, është interes jetik i Kombit”, është shprehur Ramabaja. (INA)