Banorët e komunës tani do të mund ti tërheqin dokumentet e tyre personale edhe në stacionin policor të fshatit Mateç të komunës së Likovës.
Edhe pse një shërbim i thjeshtë administrativ, u desht që të kalojnë dy dekada që të realizohet një e drejtë dhe shërbim për qytetatët e komunës së Likovës në komunën e tyre.
Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët Liridon Ramadani përmes një postimi në Facebook është shprehur kështu: “Prej datës 25.09.2024 banorët e komunës tonë dokumentat personal do t’i marrin në stacionin policor në fshatin Mateç.
Atë që nuk e bëri për 20 vjet BDI po bëhet për dy muaj nga qeveria VLEN.”