Ramadani: Avnatazhi që kemi si kombëtare ndaj Çekisë janë… tifozët kuqezinj

Picture of Ina Online
Ina Online

13/11/2024

Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet pë dy kualifikueset e fundit të Ligës së Kombeve. Konferenca e sotme për shtyp përfshinte edhe Ylber Ramadanin, i cili vlerësoi dy kundërshtarët dhe theksoi se fokusi fillimisht është te ndeshja e radhës ndaj Çekisë. Mesfushori nënvizoi se kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja sfidat, edhe ndaj Ukrainës.

Cili ju duket kundërshtari më i vështirë?

Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Nuk do të jetë e lehtë, pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne jemi duke u përgatitur. Avantazhi ynë i vetëm janë tifozët, që do t’i kemi në “Arena Kombëtare”. Ata janë shtysë e madhe për ne.

A besoni te vendi i parë në grup?

Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por e dimë si ta menaxhojmë. Po kështu e dimë si duhet të luajmë ndaj Çekisë. Atje u mundëm nga duelet dhe topat e gjatë, por mendoj se këtu do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të futemi në fushë shumë seriozisht dhe ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur.

Si ju duken ndryshimet në repartin e mesfushës?

Unë nuk e kam problem, pasi ambientohem shumë shpejt në fushë. Me lojtarët që luajnë më shumë në sulm nuk kam problem, pasi duhet të rri mbrapa, ta ndihmoj edhe mbrojtjen. Kjo është detyra ime. Zgjedhjet i bën trajneri, por unë nuk e kam problem. Nuk lodhem asnjëherë (qesh), jap gjithçka.

Nuk ishit mirë as ju, në humbjen e Pragës me Çekinë…

Nuk i shikoj notat që vendosen kurrë. Shikoj vetëm analizën e trajnerit.

Sa e vështirë është të luash ndaj Çekisë?

Sulmuesi kryesor i Çekisë është i gjatë, duhet ta mbulojmë me dy veta. Ashtu e pësuam golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre.

A besoni te fitorja ndaj Çekisë?

Normalisht, të gjithë kemi ardhur që të marrim rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet. Do të japim maksimumin.

Çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria nga ndeshja e parë me Çekinë?

Mendoj se duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË