Ramadani: Brenda petkut kombëtar janë maskuar gjitha marrëzitë e tyre

Intelektuali dhe mjeku i njohur kumanovar Rexhail Ramadani që tanimë është larguar në Gjermani dhe po vijon angazhimin profesional ka komentuar ngjarjen e djeshme të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku protagonist ishte deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Ramadani si njohës i mirë i zhvillimeve politike ka bërë me gisht në adresë të Ademit dhe BDI-së. Ja postimi i tij:

ESHTE MISION KOMBETAR QE KREUT TE BDI SE TI HIQET PETKU KOMBETAR, SEPSE BRENDA KETIJ PETKU I KANE MASKUAR GJITHA MARREZITE E TYRE. BIZNESET E TYRE…

Nuk behet minister arsimi njeriu qe ka ikur prej oreve dhe ka shkuar ne shkolle me nje fletore sepse e shihni se cka ben, edhe po te jete ndonje trim do ja falnim, po s’eshte asgje…

Mbeshtetesit e tij jane gjenerata e re e paarsimuar, te paedukuar, rrugace me diploma fakulteti ,servile dhe b…lepires qe duan poste por pa merita, pa kontribute, pa vlera , pa merita. Kete e solli injoranca e liderit te BDI se Ali Ahmeti qe pa merite, pa dije, pa kontributin, pa vlera, pa asnje lloj niveli merr Post dhe titull.

Miqte e tij me kane thene se gjithe kohen qe ka qene minister arsimi ka bere biznes me tendere. Sepse BDI eshte per kete ne qeveri per biznese. Eshte organizte me profitabile, eshte nje ndermarrje biznesi qe ka prodhuar disa milionere.

Normalisht ne cdo komb serioz krijohen elita serioze te cilet mendojne per fatin e nje kombi dhe kategoria e injoranteve te tille skane shanse te merren me ceshtje te kombit dhe te shtetit.

Eshte njeri pa nivel, fale miqesise qe ka me vellaun e Ali Ahmetit, arriti te beje nje karriere madje edhe te behet minister Arsimi, sepse siç e dini ne Maqedoni Aliu te ben minister, drejtor e cka te doje… keqperdori gjakun e deshmoreve per te shkombetarizuar nje popull , ky eshte Ali Ahmeti. Ky pa pasur asnje lidhje me arsimin, por kam thene shqiptaret ne Maqedoni nuk e kane evoluar kulturalisht drejt kombformimit, sidomos 20 vjecari ku ka drejtuar BDI ka pesuar nje deevolucion dhe nje shkombetarizim.

Kombi i zgjedh njerezit me te denje per ta udhehequr per te krijuar kushte ekonomike, arsimim te popullit, shendet me te mire, ngritje kulturore SHTETI eshte makineri si organizmi.

Ne organizmin e njeriut natyra ka krijuar sistemin nervor dhe endokrin qe i kane nen kontroll organet tjera qe ta mbajne gjalle organizmin. EDHE POLITIKA DUHET TE NDJEKE NATYREN ORGANIZIMI DUHET TE JETE QE TRURI DUHET TE UDHEHEQE pjeset tjera te shoqerise..
Ne jemi shoqeria me VETEDIJE ME TE ULET KOMBETARE NE BALLKAN DHE NE EVROPE”, ka shkruar Rexhail Ramadani. https://www.facebook.com/rexhail.ramadani