Ismet Ramadani demanton gazetarin Vidinovski: Nuk i kam kërkuar falje, mos t’i nënshtrohet urdhërave të “direktorit” Mirçevski

ina-online
ina-online

05/11/2023

Politikani i njohur Ismet Ramadani ka demantuar gazetarin e televizionit “Kanal5”, Aleksandar Vidinovski, i cili dje deklaroi se Ramadani i ka kërkuar falje pas emisionit “Vetëm e vërteta” (Samo Vistina), kur ndodhi skandali i ndërhyjes së drejtorit të televizionit Ivan Mirçevski, i cili urdhëroi që Ramadani të lëshoj studion televizive.

Ai në një prononcim për INA theksoi se nuk është e vërëtetë se i ka kërkuar falje.

“Ne lidhje me incidentin ne emisionin “Vetëm e Vërteta” në TV Kanal5 dua të sqaroj, në fakt të demantoj gazetarin Aleksandar Vidinovski për deklarimin e tij në radio Kanal77 se unë i paskam kërkuar falje pas ndërprerjes së emisionit.

E vërteta është se ai më bëri lutje të ndalem për disa minuta në një zyrë që të më rrëfehet se ai nuk është nacionalist, se ka mbaruar gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe ka martesë të përzier e kështu me radhë. Me la përshtypje se ishte shumë i shqëtsuar për ndërhyrjen e “Direktor” Mirçevskit. Edhe njëherë i sqarova se nuk e kam quajtur ate nacionist si udhëheqës i emisionit, por i kam sugjeruar që kur i udhëheq emisionet duhet të ndërhyj ndaj debatuesve që plasojnë teza nacionaliste antishqiptare. Prandaj as që kishte nevojë t’i kërkoj falje, përkundrazi,vetëm u sqaruam.

Mua më mbetet që gazetarit Aleksandar Vidinovski t’i jap kurajo që mos t’i nënshtrohet në të ardhmen urdhërave të “direktorit” Mirçevski për nxitje të debateve me teza nacionaliste dhe urrejtje ndëretnike. Pa marrë parasysh si dhe pse ndodhi ky incident, me rëndësi është që u dha një mundësi për opinione të shumë intelektualëve dhe publicistëve të gjykojnë këtë rast skandaloz të një mediumi”, deklaroi për INA, politikani veteran Ismet Ramadani.

Veprimi dhe fjalori i gazetarit, por edhe drejtorit të Kanal5 u cilësua si albafobizëm nga shumë komente dhe analistë.

Gazetari Vidinovski dje në emisionin “Stadiumi” në Kanal 77, ka shpjeguar se Ismet Ramadani ka qenë ai që i ka kërkuar falje dhe jo televizioni atij.

“Unë dhe Ramadani pas emisionit qëndruam gjysmë ore vetëm në dhomën tonë të njohur “dhoma e kuqe” dhe folëm për gjithçka që ndodhi. Natyrisht, unë u sulmova, u ofendova dhe ai më shpjegoi më vonë pse… Me Ismet Ramadanin biseduam në detaje, biseda përfundoi mirë dhe ai në dalje personalisht më kërkoi falje. Më lejoni të sqaroj, më kërkoi falje sepse praktikisht më bëri albanofob”, tha Vidinovski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

Kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të ketë kandidatin e saj për President

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup

INFO

NA NDIQ