Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin pjesë e ekipit të Leçes, i cili ka siguruar kalimin e fazës së 1/32-tave në Kupën e Italisë. Skuadra verdhekuqe ka eliminuar Mantovën me shifrat 2-1.
Goli i parë u shënua nga Gaspari që në minutën e 14-të takimit, ndërsa Bragantini ktheu sërish baraspeshën në minutën e 73-të. Gaspari u kundërpërgjigj sërish tre minuta më vonë, por këtë herë festa u ndal nga teknologjia. VAR-i anuloi golin dhe la sërish në fuqi rezultatin 1-1.
Goli i fitores për Leçen u shënua nga Krstoviçi në minutën e 86-të, duke prerë kështu biletën për në raundin pasardhës. Ylber Ramadani, luajti 90-të minuta të plota, ndërsa minuta pati edhe për Medon Berishën, që hyri në fushë në minutën e 60-të.