Pas numërimit të 100 për qind të votave në Bërvenicë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski ka fituar me 47,71% të votave të fituara.
Kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani ka arritur të sigurojë 46,12% të votave. Ilievski ka 4,369 vota, ndërsa Ramadani 4,224 vota.
Ramadani ka njoftuar se kanë humbur në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.
Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!”, ka shkruar Ramadani.(INA)