FOTO/Ramadani: Takim vëllazëror me Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, në fokus përfaqësimi dhe zhvillimi i shqiptarëve në RMV

Picture of Ina Online
Ina Online

29/01/2025

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerant Ramadani ka takuar sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

“Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, sot pata kënaqësinë dhe nderin të zhvilloj një takim vëllazëror me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. I shoqëruar edhe me Drejtorin e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismaili, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin e pozitës dhe përfaqësimit të shqiptarëve në këtë vend.

Gjatë këtij takimi të frytshëm, fokusuam diskutimin mbi:
– Proceset integruese dhe sfidat që na presin në të ardhmen;
– Projektet zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në komunat shqiptare;
– Angazhimin më të madh të të rinjve dhe grave në politikën dhe vendimmarrjen vendase;
– Nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shqiptare për të arritur një përfaqësim më të fortë dhe efikas.

Ky takim vëllazëror ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes së palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Roli i diplomacisë shqiptare është i një rëndësie të madhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave tona dhe për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi i suksesit tonë!”, ka nënvizuar Ramadani.(INA)

TË FUNDIT

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË