Ramë Lahaj detyrohet të fshijë fotografinë me mikun e tij, shkas komentet

0

Tenori shqiptar Ramë Lahaj është detyruar të heqë një fotografi të postuar në rrjetet e tij sociale.

Krejt kjo nga numri i madh i kritikave dhe ofendimeve në adresë të tij por mbi të gjitha protagonistit të fotos.

Fjala është për një postim ku shfaqej në zyrë të mikut të tij, Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndjekësit i kanë kujtuar Lahajt se ministri është pjesë e qeverisë së Edi Ramës, personazh të cilin e ka kritikuar ashpër, mjaft shpesh sa i përket qëndrimeve të tij ndaj Kosovës, veçanërisht karshi Serbisë.

View this post on Instagram

Të dashur bashkatdhetarë, Uroj të jeni mirë. Duke i parë reagimet tuaja kohëve të fundit, u ndjeva i detyruar të bëj një sqarim të vogël. Unë kam shumë miq, nga fusha te ndryshme, artistë e politikanë, sportistë e mjekë nga e gjithë bota. Po ashtu edhe ne Shqipëri e Kosovë, kudo në vatrat shqiptare. Andaj do të bashkëpunoj me secilin që ia dëshiron të mirën vendit por do të kundërshtoj e protestoj ndaj secilit qe vlerësoj se dëmton interesat e vendit. Pavarësisht miqësisë apo afërsisë që mund të kem me ta. Dua t’ju siguroj se nuk mbaj asnjë anë politike dhe nuk kontribuoj në asgjë tjeter përpos të mirës së vendit, do të mbështes gjithmone ata që kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve dhe interesit të tyre. Jam rritë këtu, në skamje, shkelje e përbuzje nga ish-regjimi sikurse shumica prej neshe që e patën fatin të rriteshin në atë periudhë dhe jam betuar se do të jem me ju gjithmonë, vetëm për të mirën e vendit e jo të individëve, sigurisht me aq mundësi sa kam si artist. I juaji, Rame S. Lahaj #kosova #albania #tiranapost #prishtina.

A post shared by 𝐑𝐚𝐦𝐞 (@ramelahaj) on


Pasi ka fshirë foton me Cakajn, Ramë Lahaj e ka parë të nevojshme që të japë një sqarim publik ku mes tjerash ka nënvizuar se di të bëjë dallimin dhe vlerëson çdo bashkëkombas që punon në interes të vendit e kritikon secilin që nuk e bën një gjë të tillë. /Prive.al