Ramë Lahaj përkujton nënën me fjalë prekëse: “Qysh kemi me ja ba pa ty”

“Qysh kemi me ja ba pa ty”, Ramë Lahaj përkujton nënën me fjalë prekëse.

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka përkujtuar nënën e tij, që i vdiq vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Lahaj ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere. Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?”, ka shkruar Lahaj.

Ndryshe, Ramë Lahajt i kishte vdekur nëna dy orë para se ta fillonte koncertin që e kishte mbajtur vjet në Prishtinë.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, kishte deklaruar atëherë para publikut.

Postimi i tij i plotë:

Vera, stina qe e kam dashte ma se shumti! Plot jete e gjallni. Veres t’kam gjete ne çdo cep te shpise e t’oborrit. Ti me punet e magjes e t’kopshtit, plot dashni, drite, bujari e buzeqeshje… vet jeta. Nane, ti dilli i jem!

Plot e plot hera, si majmun i malit, t’jam pshtjelle e katrrithe neper pshollak e nder kule. E zhag m’ke marr’ me vete, kurr pa m’hjeke qafe!

Vera! E masi u rrita u bona me pa shume ma shume stine e ngjyra t’dynjase, vera jone meti e preferumja jeme perjete. Se veç veres u shlirojsha prej studimeve, puneve e obligimeve qe jeta me to na i lidhe kamt. E turr e vrap me ardhe te ti, me t’besafu e me ta knaqe shpirtin me sukseset e mija qe ma shume ishin tuat. Ato vishin si rezultat i edukates tane.

Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere.

Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?

Kush e merr persiper rrezatimin e diellit tan’.