Ramires e pret me krahë hapur ofertën e Interit

Braziliani i Jiangsu, Ramires ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionati kinez dhe për tu bashkuar me Interin që kohët e fundit ka shfaqurinteres për mesfushorin.

Ramires tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej te ekipi i Spallettit edhe pse për momentin dëshiron të paraqitet sa më mirë me skuadrën kineze për t’u kthyer në formë në Europë.

“Do të isha i lumtur nëse transferohem tek Interi. Nëse një klub i madh europian interesohet për mua, do të thotë se po bëj mirë. Jo gjithçka varet nga unë, sepse duhet të bien dakord të dyja shoqëritë.”/albeu.com/