Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

0

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Lladrovcit: Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.
Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!(INA)