Ramos ka një ofertë ‘bujare’ nga ish-skuadra e tij

Sipas “El Chiringuito”, ish-skuadra e tij, Sevilla i ka bërë një ofertë të parezistueshme kapitenit të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Ramos në fakt e kishte nisur karrierën si futbollist në skuadrën e Sevillas. Oferta përmban një shumë të madhe të parave, Sevilla është e gatshme t’i ofrojë Ramosit shtatë milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

35 vjeçari ende nuk ka rinovuar me Real Madridin kontratën dhe dihet që njëra nga kërkesat e tij është një zgjatje dy-vjeçare ku Reali ka ofruar vetëm një me një ulje të pagës.

Qëllimi i Ramos është që të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”./Lajmi.net/