Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencën me mediat për gjendjen e të lënduarve në tragjedinë në Koçan ka folur sërish për raportet brenda koalicionit VLEN.
Sipas tij, marrëdhëniet brenda koalicionit VLEN janë shumë të mira.
“Për momentin, temat politike për mua janë të irelevanta. Në bisedimet mes partnerëve të koalicionit diskutohet për çështje politike, por koalicioni VLEN është në një gjendje stabile dhe deri tani gjithçka ka shkuar mirë në Qeveri,” deklaroi Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë që ai do të largohet nga koalicioni VLEN nëse nuk arrin të sigurojë 40% përfaqësim në zgjedhjet lokale. (INA)