Raportet politikanë-qytetarë në shekullin e gënjeshtrave

0

Nga Ejup BERISHA/
Qytetarët e vendeve të ndryshme të botës janë viktima të mos-sinceritetit dhe gënjeshtrave të politikanëve apo të atyre që e kanë tërë fatin jetës së njerëzve në duart e tyre.

Përjashtim nga ky realitet nuk jemi as ne shqiptarët e këtyre trojeve të Ballkanit .Shekulli 21 në vend se të jetë shekull i realitetit dhe sinçeritetit po del të jetë shekull i jorealitetit apo dhe i lulzimit të gënjeshtrave. Janë së paku tridhjet vjet nga instalimi i sistemit pluralist siç shihet jo faktikisht por formalisht që kur politikanët kanë filluar me premtimet e shumta e të mëdhatë tyre për ndryshime pozitive në shoqëri dhe shtet të cilat nuk kanë ndodhur dhe nuk po ndodhin asesi as sot e kësaj dite.

Ata politikan që i kishim e që nuk janë më dhe këta që i kemi tani e kanë një gjë të përbashkët pra ajo është aftësia për të gënjyer me shumicë. Nuk ka pasur dhe nuk ka njerëz më të shkathët se politikanët jo për të realizuar punë konkrete por për të premtuar kot apo për të gënjyer. Këta pra gënjejnë në afat rekord ja tridhjet vite. Dhe mendoj se të njëjtët duhet të propozohen që të jenë pjesë e librit të Guinesit për gënjeshtar më të mëdhej e më të shkathët.

Kjo për faktin se vetëm politikanët dinë të gënjejnë 24 orë në ditë dhe ti riciklojnë për cdo çast gënjeshtrat e njëjta dhe këto të duken si gjëra të reja apo si risi. Derisa politikanët e meritojnë nominimin për Guines qytetarët e meritojnë nominimin për pranues të përhershëm të të njejtave gënjeshtra. Vetëm politikanët këtu dinë të premtojnë shumë gjatë dhe të mos i realizojnë asnjëher premtimet që i japin. Tridhjet vjet politiaknët premtojnë krijimin e kushteve për jetë më të mirë por kjo jetë për çdo ditë bëhet më e keqe dhe më e vështirë. Vetëm këtu politikanët premtojnë srandard më të lartë jetësor por qytetarët për çdo ditë janë më të varfër e më të varfër.

Vetëm te ne premtohet infrastrukturë cilësore e bashkëkohore dhe kjo për çdo ditë bëhet më jo bashkëkohore dhe më primitive. Gjatë kohë premtohet furnizim i bollshëm me ujë të pijshëm ndërsa gypat e çezmeve janë për cdo ditë pa asnjë pikë uji. Vetëm politikanët këtu dinë të premtojnë arsimim bashkëkohor dhe cilësor e kur del në rrugë ballafaqohesh me nxënës që nuk dinë se sa bëjnë një plus një e lere më se sa bëjnë dy plus dy Më tej sistemi arsimor është aq i dobët saqë nxënèsit nuk dinë as si të mendojnë, as se si të logjikojnë, as si të ecin si duhet, as si të sillen, as si të veprojnë por edhe se si të punojnë.

Vetëm politikanët tanë premtojnë ulje të papunësisë dhe niveli i saj në realitet mbetet përher i lartë e më I lartë. Dhe kur e analizon vëllimin e premtimeve të politikanëve dhe vëllimin e realizimeve të atyre premtimeve ka një jobarzpeshë shumë të madhe apo dominojnë premtimet e kota dhe realizimet nuk janë askund. Prandaj del rezualtati se politikanët në vazhdimsi po gënjejnë por absurdi më i madh është te qytetarët të cilët duke e ditur se përher gënjehen sërish u besojnë të njëjtave gënjeshtra.

Dhe në këtë qështje relativizohet aq shumë faji dhe përgjegjsia e politikanëve saqë në fund del se nuk kanë faj dhe përgjegjsi ata që gënjejnë shumë por fajtor më të mëdhej janë ata që në vazhdimsi gënjehen e u besojnë atyre shumë gënjeshtrave dhe nuk vetdijsohen se janë duke u bombarduar me gënjeshtra. Dhe çuditërisht politikanët e kanë kuptuar më së miri vetëmse këtë qështje e ajo është se nuk ka më mirë dhe më lehtë se të gënjehen ata që kanë dëshirè që të genjehen. Prandaj duke e pasur parasyshë këtë realitet politikanët vazhdojnë me vesin e vjetër sepse nuk motivohen të realizojnë port ë vazhdojnë akoma më shumë që të gënjejnë. Përher duke thënë hesht se edhe kësaj radhe kaloi edhe kjo gënjeshtër.