Raportet Shkup-Sofje/ Mickoski: Në vend të Evropeizimit të Ballkanit ndodhi Ballkanizmi i Evropës

Picture of Ina Online
Ina Online

16/02/2025

Në shekullin 21, një vend evropian mohon gjuhën dhe identitetin e fqiut dhe kjo s`ka lidhje me vlerat evropiane. Kryeministri Mickoski nga Munihu potencoi se duhet mbështetje më e madhe nga Brukseli për të vazhduar rrugëtimi evropian I Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, janë të kushtëzuar me problem artificial – problemin e imponuar nga Bullgaria.

Gjatë një panel diskutimi në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri Mickoski potencoi se Maqedonia ka bërë shumë lëshime në të kaluarën dhe mbetet ende larg familjes evropiane.

“I dëgjova zërat në Munih, për implikime në punët e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin, kur ndryshuam valutën dhe emrin kushtetues, çfarë ishte kjo? Pse atëherë askush nuk fliste? Madje edhe tash sërish përballemi me kërkesa për ta ndryshuar kushtetutën për t`u bërë pjesë e BE-së. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të zbatojmë vlera evropiane, por ajo që ndodh kohëve të fundit është krejtësisht ndryshe” – tha Mickoski.

Nga ana tjetër, me pozita të qarta shtetërore dhe me “linja të kuqe”, Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u ulën në tryezë të përbashkët.

Takimi erdhi në kohë të raporteve jo të mira Shkup-Sofje për shkak të bllokimit Bullgar të eurointegrimeve të RMV-së.

Qëndrimi bullgar ishte I qartë. Hapi i parë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, do të ndodh, kur të bëhen ndryshimet kushtetuese – ka qenë I prerë shefi I diplomacisë Bullgare, Georg Georgiev gjatë takimit me homologun e tij, Timço Mucunski.

Në këtë vijë ka qenë edhe qëndrimi I Presidentit Bullgar, Rumen Radev, I cili gjatë një takimi me Presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, ka potencuar se Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të pranohen ndryshime të marrëveshjeve.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË