Raporti alarmant i OBSH: Shqipëria me rritje të rasteve të turbekulozit, në 2018 arritën 440

0

58 milion janë jetët e shpëtuara midis viteve 2000 dhe 2018 nga përpjekjet globale për t’i dhënë fund sëmundjes së turbekulozit. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar, ndërsa humbën jetën 484 mijë njerëz përgjatë 2018.

Ndërsa theksohet se përdorimi i drogave dhe infektimi me HIV është shtuar në mesin e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje, gjithashtu OBSH thekson se ndonëse janë zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit kudo në botë. Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440. Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.