Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria arrin vendet e pasura për plakjen e popullsisë

Picture of INA
INA

05/07/2023

Emigracioni dhe rënia e lindjeve e kanë plakur aq shpejt popullsitë e vendeve në tranzicion, duke e bërë edhe më të vështirë përshtatjen e tyre me kushtet e reja demografike.

Banka Botërore në një publikim të fundit mbi çështjet e emigracionit vuri në dukje se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera në tranzicion ka arritur vendet e zhvilluara për plakjen e popullsisë.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka varësinë ndaj të moshuarve njësoj si vendet e zhvilluara dhe më të lartën nga vendet në zhvillim të prekura nga emigracioni.

Varësia ndaj të moshuarve (popullsia +65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune) është e njëjtë si në vendet më të ardhura të larta. Varësia ndaj të moshuarve është më e ulët në vendet në zhvillim me të ardhura të mesme, të tilla si Rusia, Tailanda, Moldavia, Kina dhe mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Banka Botërore vë në dukje se përqindja e të moshuarve në varësi të popullsisë në moshe pune në Shqipëri është shumë më e lartë se në vendet me të njëjtën kategori të ardhurash. Në grupin e vendeve më të ardhura të mesme të larta, ky tregues është 8 për qind, ndërsa në Shqipëri në 16%, njësoj si në vendet e me të ardhura të larta që po vuajnë prej dekadash nga plakja e popullsisë.

Banka analizoi se emigracioni lartë i dhe rënia e fortë e lindjeve po plak me shpejtësi vendet më të ardhura të ardhura të mesme. Por emigrimi, përveç kontributit pozitiv që ka në remitanca, thellon plagët sociale.

Prindërit emigrantë krijojnë një seri problemesh sociale që lidhen me familjet dhe fëmijët të lënë në vendin e origjinës. Banka vuri në dukje se në Shqipëri ka një braktisje më të madhe të shkollës ndër fëmijët e prindërve emigrantë, të cilat gjithashtu janë në një gjendje më të rënduar psikologjike se fëmijët e tjerë.

Por nga ana tjetër emigracioni ka ndihmuar në rënien e varfërisë në Shqipëri. Në Shqipëri, remitancat janë gati sa dyfishi i të ardhurave për frymë në familjet në 30 për qindëshin e poshtëm të konsumit.

Familjet që marrin remitanca rrisin shpenzimet e tyre, gjë që nxit aktivitetin ekonomik lokal dhe të ardhurat për e familjet e tjera në komunitet. Shpenzimet nga remitancat krijojnë vende pune në sektorë të patregtueshëm si ndërtimi.

Në Shqipëri, emigrantët ndërkombëtarë priren të investojnë në biznese dhe banesa në kryeqytet, Tiranë, në vend të fshatrave të tyre të origjinës, duke nxitur tregun e punës në zonat urbane. Por më përqendrimin e investimeve në Tiranë ata nxisin më tej uljen e popullsisë së qyteteve të tjera drejt kryeqytetit analizoi Banka.

TË FUNDIT
2 ditë
Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake
3 ditë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
4 ditë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
4 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
5 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

ME TE LEXUARA

2 ditë
Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

INFO

NA NDIQ