Raporti i Eurostat: Veriu i Shqipërisë, një ndër rajonet me aksidentet më të larta me vdekje në Europë

Picture of INA
INA

17/11/2023

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” është personifikimi më i mirë i asaj që ndodh në këtë segment rrugor. Superstrada Lezhe-Milot është një makth për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke pasur një numër të lartë të aksidenteve.

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.

Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Europë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë,Lletonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Europë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia (shih grafikun).

Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug.

Europa, 45 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore

Në vitin 2021, kishte 19 917 viktima në aksidentet rrugore në rrugët e Bashkimit Europian, e barabartë me 45 vdekje rrugore për një milionë banorë, sipas Eurostat.

Rajoni i BE-së me shkallën më të lartë të vdekjeve rrugore ishte rajoni më i largët francez i Guadeloupe, duke regjistruar 159 viktima rrugore për 1 milion banorë, i ndjekur nga Severozapaden në Bullgarinë veriperëndimore (133) dhe Guyane, një tjetër rajon më i largët francez (120).

Në total, për vitin 2021 ishin 24 rajone të BE-së me të paktën 80 vdekje rrugore për 1 milion banorë. Këto rajone ishin të vendosura kryesisht në Rumani (gjashtë rajone), rajonet më të largëta dhe ishullore të Francës (katër rajone), Bullgarisë dhe Greqisë (tre rajone secila), Kroacisë, Polonisë dhe Portugalisë (secila nga dy rajone), dhe pjesa tjetër në Belgjikë dhe Itali (të dhënat e 2020).

Disa nga normat më të larta të vdekjeve në rrugë u regjistruan në rajonet rurale, ndërsa rajonet urbane dhe kryeqytetet prireshin të raportonin norma shumë më të ulëta të vdekjeve në rrugë.

Vetëm dy rajone të BE-së nuk raportuan asnjë vdekje rrugore: Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë veriore (të dhëna 2020) dhe rajoni relativisht i vogël autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë.

Normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë u vunë re në rajonet urbane, si rajoni i kryeqytetit të Belgjikës (Région de Bruxelles-Capitale / Brussels Hoofdstedelijk Gewest) me 7 vdekje rrugore për 1 milion banorë, rajoni i kryeqytetit austriak të Vjenës (8 ), rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (9) dhe rajoni verior gjerman i Bremenit (gjithashtu 9)./MONITOR

TË FUNDIT
17 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
17 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
19 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
2 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
2 ditë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

sali berisha

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

INFO

NA NDIQ