Raporti i OKB-së: Rripi i Gazës tani i pabanueshëm

INA
INA

01/02/2024

Situata e zymtë që mbizotëron në Rripin e Gazës përshkruhet në një raport të OKB-së, ku thuhet se më shumë se gjysma e ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe enklava palestineze tani është “e pabanueshme”.

Dhjetëra miliarda dollarë do të duhet të shpenzohen për ta bërë brezin e ngushtë të tokës përsëri të jetueshëm, thekson një raport paraprak nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).Studiuesit e Agjencisë vlerësuan shkallën e shkatërrimit bazuar kryesisht në fotot satelitore me rezolucion të lartë, duke krahasuar imazhet e para 7 tetorit me ato pas, pasi Izraeli filloi të godiste pa pushim Rripin e Gazës si hakmarrje për ofensivën e paprecedentë të Hamasit në territorin e tij.

Mbledhja e të dhënave për raportin u ndal në fund të nëntorit, rreth dy muaj pas shpërthimit të konfliktit. Deri atëherë, 37.379 ndërtesa, ose afërsisht 18% e totalit në Rripin e Gazës, ishin dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga operacioni ushtarak.

Që atëherë, fotografitë satelitore tregojnë se shkatërrimi është dyfishuar. Të dhënat e reja tregojnë se 50% e strukturave të ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht.

“Rripi i Gazës aktualisht është i pabanueshëm”, nënvizoi raporti./ CNN.gr

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

INFO

NA NDIQ