Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti.
Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike.
Preç Zogaj: Mendoj se ky është paragraf i rëndë, që ngre shqetësim për pozicionin që ka media kundrejt qeverisë. Është një akuzë që u bëhet mediave kryesore, që janë vënë prej kohësh, në rolin e menteshave të qeverisë, por edhe më shumë se kaq, të kastës politike plurale, në pushtet dhe opozitë. Në fushatën elektorale, pozicioni i mediave, matet me atë që quhet respektimi i parimit të par-condition, kushteve të barabarta. Ne shohim që partitë e mëdha marrin pjesën e luanit. Pra media në tërësi nuk është se janë pozicionuar vetëm në favor të njerës. Pra janë media që vihen në shërbim të establishmentit.
Andi Bushati: Të partisë në pushtet, jo të establishmentit Preç…
Preç Zogaj: Aty thotë partia në pushtet paguan, por kur ndahet koha, se jemi në fushatë, perceptimi del që janë të barabartë.
Andi Bushati: Nuk është çështje sasiore, ajo nuk duhet diskutuar fare.
Preç Zogaj: Ka patur edhe media që mbështesin vetëm një parti politike. Ka ndodhur në botë dhe nuk quhet shkelje. Ne që jemi demokraci e re përpiqemi… Te kondicionet paraprake, që ka lindur si produkt i një beteje të madhe, ne ta pohojmë këtë gjë, për minutazhin?
Andi Bushati: Jo. Po të shohësh Agron Shehaj, ka marrë më shumë kohë se partitë e tjera të vogla. Ka intervista për jetën, ka dalë me gruan, me fëmijët e me rradhë. Në kohë, ai del i favorizuar, por Agron Shehajt, asnjë nga mediat që paguhen me paratë publike, kur denonconte ministren e shëndetësisë, nuk ia jepte njeri. Me minuta është në rregull, por me kontent nuk është në rregull. Prandaj ky thotë janë media të mëdha, i shërbejnë PS-së se i paguan dhe nuk fshihemi dot pas kohës së barabartë, sepse edhe kohën varet si e trajton. Edhe kjo ka qenë pjesë e debatit. Thonë ka Rama media, por edhe PD ka Syrin. Por raporti i OSBE thotë se Syri ka vetëm 1.7% të fondeve. Pra ta dime ku jetojmë.
Mentor Nazarko: Ai thotë për paratë e deklaruar. Pse vërtet beson se Syri përdor 1.7%?
Andi Bushati: Më pak. Po të fusësh tunelin e Llogarësë, hotelet dhe rrugët e Sandrit, del shumë më pak.