Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri u vlerësuan nga OSBE/ODIHR si konkurruese dhe të menaxhuara mirë teknikisht, por u zhvilluan në një klimë të polarizuar politike dhe me avantazh të padrejtë për partinë në pushtet. Raporti thekson përdorimin e burimeve shtetërore nga mazhoranca, presionin ndaj administratës publike dhe mungesën e rregullimit të fushatës online. Po ashtu, raportohet për raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës, blerjes së votave dhe tentativave për të ndikuar tek votuesit e margjinalizuar. Votimi nga jashtë vendit u realizua për herë të parë dhe u vlerësua si hap pozitiv, megjithëse pati probleme organizative dhe shkelje të rregullave të votimit. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por u shoqërua me disa parregullsi në procedura dhe raportime për presion ndaj votuesve. Sipas raportit, media e ndikuar politikisht dhe mungesa e transparencës në financat e fushatës ishin gjithashtu shqetësime të tjera të evidentuara. (INA)
Raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 11 Majit, pushteti në avantazh dhe parregullsi të rënda


INA
12/05/2025
TË FUNDIT