Raporti sekret i nënkolonelit me “listën e zezë” të vitit 1945: Vrasja e burrave në bajraqet e Dukagjinit (Dokument)

0

Raporti sekret drejtuar Shtabit të Divizionit 2 të Luftës Antifashiste Nacional -Çlirimtare në vitin 1945, ku renditen emrat e kundërshtarëve të regjimit në Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, Shllak e Drisht, por edhe zona të tjera përreth.

Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, bajraqet e Shllakut e Drishtit, janë ndër krahinat më të persekutuara gjatë diktaturës komuniste.

Represioni ka nisur qysh në muajt e parë të regjimit komunist. Një dokument që gjendet në Arkivën e Shtetit, dëshmon përndjekjen që i është bërë që në shkurt të vitit 1945, familjeve të mëdha të atyre krahinave dhe popullsisë së asaj zone në tërësi.

Në dokument pasqyrohet informacioni që komisari politik Mihaj Prifti i dërgonte Shtabit të Divizionit të Dytë të LANÇ. Në dokoment citohen emrat e burrave të atyre fshatrave që nuk kishin lidhje me komunistët dhe që e kundërshtuan atë regjim.

Raporti sekret i nënkolonelit, Prifti ishte si një listë e zezë, tek e cila do të mbështetej regjimi diktatorial për të kryer raprezalien pak muaj më pas, ku do të pushkatoheshin krerët më të rëndësishmë të barjaqeve të Dukagjinit.

Më poshte dokumenti jep detaje të rëndësishme për përcaktimin si armik i popullit i disa prej personave që më vonë u ekzekutuan nga komunizmi.

Komentet

komentet