Raportohet për blerje votash, ekipet policore në terren

0

Përfaqësues të partive opozitare si dhe portale të ndryshme kanë raportuar se ka veprime dhe tentime për blerje të votave nga parti të cakutara.

Mbrëmë janë raportuar në mënyrë jozyrtare veprime të tilla në disa komuna, por nga MPB kanë thënë se janë në terren dhe do veprojnë me sanskione të ashpra për çdoked që shkel procesin zgjedhor.

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, sot foli për parregullsitë zgjedhore, duke paralajmëruar se do të ketë sanksione për personat që pengojnë procesin zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Rasti i parë në SPB Veles, ku dje nga punonjësit policorë është kryer kontroll në shtëpinë e 35 vjeçarit A.M., gjatë së cilës është gjetur dhe marrë një telefon mobil dhe disa fleta të fletoreve tek të cilat kishte listë me rreth 250 persona me të dhënat personale dhe numrat amë”, deklaroi Çulev.

Ai sqaroi se Prokuroria themelore publike-Veles ka arrestuar personin, si të dyshuar për “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, bazuar në nenin 162 nga Kodi Penal.
Ministri theksoi se personat në listë dyshohen se do të merrnin mjete financiare në këmbim të votës. (INA)