Raportohet se avokati Stojkoviq është ndaluar nga policia serbe gjatë kthimit të tij në Beograd

ina-online
ina-online

19/01/2024

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq raportohet se gjatë kthimit në Serbi është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Tabanoc.

Stojkoviq kishte qëndruar ditën e enjte në kompleksin memorial në Prekaz, ku edhe kishte vendosur lule mbi varrin e Blerina Jasharit, 7-vjeçares që u vra nga forcat ushtarake serbe gjatë sulmit mbi familjen Jashari në mars të vitit 1998.

Agim Musliu, drejtor i Institutit” Octopus” shkruan në profilin e tij në “X” se avokati Stojkoviq po merret në pyetje nga agjentët e BIA-s, transmeton Telegrafi.

“Çedomir Stojkoviq ndalohet në kufirin e Tabanocit nga policia serbe! Sekuestrohet pasaporta, përballë marrjes në pyetje nga agjentët e BIA-s”, thotë Musliu

Ndryshe, në një prononcim para gazetarëve, Stojkoviq të enjten njoftoi se të premten do të udhëtoi për në Beograd dhe se nuk frikësohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur”, ka shtuar ai.

Kjo vizitë e avokatit serb është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

INFO

NA NDIQ