Sipas burimeve tashmë Hysni Gucati ka arritur në Kosovë.
Ardhja e tij ishte paralajmëruar për nesër dhe për këtë dega e OVL-UÇK në Skenderaj ka organizuar pritje në sheshin e qytetit për të nderuar ish ushtarin e Lirisë, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.
Sipas burimeve të Gazeta10, gjatë së mërkurës do të ketë homazhe e nderime në Prekaz si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Gazeta “Bota sot” ka pyetur ditë më parë institucionin e Dhomave të Specializuara në lidhje me lirimin apo jo të Gucatit, por ata nuk kanë pohuar e as mohuar lirimin e z. Gucati.
“Nëse dhe kur të nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për gazetën “Bota sot”.