Raportuesi gjerman për Kosovën kërkon nga BE, ekstradim dhe sanksione ndaj Milan Radoiçiqit

ina-online
ina-online

30/09/2023

Pas pranimit të Radoiçiçit për pjesëmarrje në përleshje me policiën e Kosovës, politikani gjerman Thomas Hacker kërkon nga BE që të marrë masa, njofton Deutsche Welle.

Për deklarimit të politikanit serb të Kosovës Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë në përleshjen me policinë e Kosovës, raportuesi gjerman për Kosovës përgjegjës për grupin parlamentar të FDP-së, Thomas Hacker, kërkon nga BE të marrë masa:

“Deklarimi i Milan Radoiçiqit jep më shumë qartësi për ata që qendrojnë pas grupit kriminal që janë bashkë-përgjegjës për vrasjen e një polici kosovar. Milan Radoicic duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë akt të neveritshëm dhe të pajustifikueshëm. Nëse ai ndodhet në Beograd dhe aty merr mbrojtje, është i nevojshëm ekstradimi në Republikën e Kosovës. BE-ja duhet të vijojë me konsekuenca dhe të vendosë sanksione kundër tij”, shkruan Hacker në një deklaratë të publikuar të premten në mbrëmje.

Radoiçiç: Shkova në Kosovë për të infkurajuar serbët të bëjnë qëndresë kundër regjimit terrorist të Kurtit

Krimineli serb nën petkun e politikanit dhe biznesmenit nga Kosova, Milan Radoicic, të premten kishte parnuar se mori pjesë në një përleshje me armë me policinë, të dielën e shtatorit policia e Kosovës luftoi me rreth 30 serbë të armatosur rëndë të cilët ishin barrikaduar në manastirin ortodoks të Banjskës. Tre sulmues dhe një polic i Kosovës u vranë. Në një letër dërguar shtypit nga avokati i tij, Radoiçiq, i cili është i kërkuar në Kosovë dhe jeton në Serbi, tha se kishte ardhur në Kosovë “për të inkurajuar serbët të bëjnë rezistencë kundër regjimit.

“Unë personalisht kam përgatitur logjistikën për mbrojtjen e serbëve”, tha Radoiçiq, duke shtuar se nuk i kishte informuar autoritetet serbe për aktivitetet e tij. Autoritetet e Kosovës kishin akuzuar Serbinë për ofrimin e financave dhe mbështetje praktike për operacionin, të cilin Beogradi e mohoi. Radoiçiq tha se polici i Kosovës ishte vrarë rastësisht. Më tej, ai shkruan se “nga të dyja palët është hapur një zjarr i ashpër, në të cilin humbën jetën tre shokët tanë – heronj”.

Prokuroria e Kosovës kërkon konfiksim të pasurisë së Radoiçiçit

Ndërkohë, prokuroria e Kosovës bastisi të premten pesë ambiente të lidhura me Radoiçiqin dhe kërkoi sekuestrimin e një vile ne liqenin e Ujmanit. Dy automjete Mercedes, një gomone dhe 4.8 kg argjendi u konfiskuan. Radoiçiq, kërkohet prej kohësh nga organet e gjyqësorit në Kosovë, ndër të tjera, edhe për lidhje me vrasjen e liderit serb të moderuar të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në vitin 2018. SHBA ka vënë sanksione kundër tij edhe sepse dyshohet të ketë lidhje me krimin e organizuar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

mesuesja e Liridones

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

vellau haxhi shala

Vëllai i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që m’u ekstradu

Naim Murseli

“Burg me 5 yje”, Tomë Gashi tregon se ku po mbahet Naim Murseli – ja çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

viza kosova heqja vizave

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – rregullat dhe kufizimet

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

INFO

NA NDIQ