Rashica drejt Dortmundit

0

Mediumi BVBBuzz, e cila merret me publikimet më të reja të lajmeve rreth skuadrës së Dortmundit, ka treguar tri opsionet e mundshme të kësaj skuadre për ta zëvendësuar Jadon Sanchon.

Sancho pritet të largohet nga skuadra gjermane andaj klubi është duke shikuar për futbollistët që mund të plotsojnë mungesën e tij. Sipas këtij mediumi njëri nga opsionet për ta zëvndësuar është edhe futbollisti Milot Rashica. “Rashica kishte pasur një magji dy vjeçare me skuadrën holandeze, Vitesse. Rashica ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga e gjithë bota, ku përveq Dortmundit për të janë të interesuara edhe klube nga Premier Liga. Rashica do t’i siguronte skuadrës një sulmues të testuar të Bundesligës i cili është i gatshëm të rrezikoj skuadrat më të mira të ligës po ashtu ai e ka bërë zakon të shënoj kundër Bayern Munich. Performancat e tij me Ëerder Bremenin dhe në ndeshjet kundër Bayern Munich janë një shembull i shkëlqyeshëm se çfarë mund t’i sjellë kësaj skuadre” shkruan mediumi gjerman.