Rashica me dedikim të veçantë për Shqipërinë

0

Milot Rashica golat e shënuara kundër Wolfsburgut ia dedikon Shqipërsë që u trondit nga tërmeti më 26 nëntor, ku mbetën të vdekur 52 persona dhe mbi 600 janë plagosur. Shumë nga të prekurit kanë mbetur pa shtëpi duke kaluar natën nën tenda, ose një pjesë e tyre u zhvendosën përkohësisht në Kosovë për t’u strehuar. Tërmeti që goditi Shqipërinë ishte 6.4 ballë të rihterit. E dedikimin Rashica e bëri duke festuar me shqiponjë dy golat e shënuara sonte. Ai postoi një fotografi në Facebook me mbishkrimin: “Për Shqipërinë”.

Për Shqipërinë ❤🙏🏼🇦🇱 👐

Gepostet von Milot Rashica am Sonntag, 1. Dezember 2019