Rashica shpërthen me gol tek Beshiktashi, paralajmëron rikthim edhe më të fortë

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Milot Rashica është shprehur i lumtur për fitoren dhe golin e tij të parë me fanellën e Besiktasit.

Reprezentuesi i Kosovës kontribuoi sonte me gol në fitoren ndaj Sivassporit me rezultatin 2:0.

Vushtrriasi luajti për 63 minuta, teksa ishte autor i golit të dytë në këtë ndeshje – të shënuar në minutën e 40-të.

Rashica pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin, fitoren dhe që është pjesë e Besiktasit.

Ai gjithashtu paralajmëroi se do të kthehen edhe më të fortë pas ndeshjeve të kombëtareve.

“Jam shumë i lumtur që jam në Besiktas. Jam i lumtur që shënova gol. Ishte e rëndësishme të marrim 3 pikë para tifozëve. Do të kthehemi edhe më të fortë pas pushimit ndërkombëtar”, tha fillimisht 27-vjeçari.

“Ne po përmirësohemi çdo ditë. Përshtatja e lojtarëve të rinj po bëhet më e mirë me praktikën. Jemi vetëm në fillim. Do të bëjmë shumë më mirë”, shtoi.

Rashica gjithashtu deklaroi: “Familja ime më shikonte nga tribuna. Gjithashtu ishte shumë e rëndësishme të festoja golin me ta”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

caci-xavi-hernandez

Xavi me kontratë të re te Barcelona

ronaldo

Cristiano Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

nagelsman

Gjermania, Nagelsmann: Këtu, për të fituar Europianin

degea

De Gea po mendon pensionimin

inter

Fond i Lindjes së Mesme, gati për të blerë Interin

kombetarja

UEFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Poloninë…

caci-xavi-hernandez

Xavi zgjat kontratën me Barcelonën

fc shkupi

Voska përballet me Shkupin, Vardari me Gostivarin

Messi Mesi Inter Miami

“I vetmi argjentinas që nuk mori mirënjohje nga klubi”, Messi zbulon hatërmbetjen me PSG

INFO

NA NDIQ