Rashidi: Rrëmbyen një deputet dhe tani po e formojnë qeverinë e re

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2022

Synimi ynë ishte rrëzimi i Qeverisë së Zaevit sepse kemi një program kundër korrupsionit.

Por betejën e fitoi pushteti pasi ai rrëmbeu një deputet dhe sot jemi këtu në një seancë për të zgjedhur qeverinë e re që është vetëm vazhdimësi e asaj të mëparshme, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët Surija Rashidi.

Ai tha se tashmë është e kaluar dhe vlerësoi se në programin e mandatarit Dimitar Kovaçevski ka shumë premtime që me vite mbesin vetëm në letër.

Në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, deputeti i Aleancës për Shqiptarët tha se është turp të përmendet autostrada për në Kosovë, e cila me vite, tha ai, po ndërtohet dhe është vetëm disa kilometra. Ai po ashtu deklaroi se po flitet për Korridorin 8, i cili prej vitesh është përfshirë në programe të ndryshme, por nuk është realizuar.

Sipas tij, beteja e partive në pushtet është aq e ashpër sepse ka një arsye të madhe – të mbrohen nga zbulimi i të gjitha krimeve dhe korrupsionit.

Rashidi theksoi se sidomos BDI-ja e politizon administratën publike si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal.

Deputeti vlerësoi se presioni ndaj atyre që nuk janë anëtarë dhe përkrahës të BDI-së është i madh. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ