Rashiti: Kosova të hapë kufijtë për qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

0

Analisti politik, Naim Rashiti ka thënë se Qeveria duhet të hapë kufijtë dhe të lejojë qarkullimin për banorët e tri komunave në Luginë të Preshevës.

Rashiti ka thënë se kufijtë do të duhej të hapeshin, por që autoritetet të siguroheshin që asnjë qytetar nga rajonet tjera dhe vendet perëndimore të mos hyjë.

Sipas tij, kjo është e lehtë dhe e menaxhueshme.

“Qeveria e Kosovës duhet me i hap kufitë me Luginën dhe me leju qarkullimin vetëm për banorët e tri komunave, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, duke u siguruar që qytetar nga rajone tjera dhe vendet perendimore nuk hynë deri në vendimin përfundimtar për hapjen e kufive….Është e thjeshtë dhe e menaxhueshme….”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Serbia tashmë ka hapur kufijtë me Kosovën, pa asnjë detyrim për testim për Covid 19 e as për karantinim.