Rast i mirë për studentët nga Maqedonia e Veriut që duan të studiojnë në Britani

INA
INA

13 Shtator, 2023

Aplikimet për bursat Chevening për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar janë të hapura prej dje (12 shtatorit) deri më 7 nëntor 2023. Aplikimet duhet të dorëzohen nëpërmjet formularit për aplikim online
https://www.chevening.org/apply/

Bursat Chevening u ndahen individëve nga të gjitha mjediset, të cilët mund të demonstrojnë se kanë
angazhimin dhe aftësitë e nevojshme për t’u bërë udhëheqës të ardhshëm dhe mund të tregojnë se si
një diplomë master në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ndihmojë atyre të bëjnë ndryshime pozitive në
vendin e tyre. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për studiuesit për të studiuar për cilëndo
diplomë master të pranuar në mbi 150 universitete në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar gjithashtu
qasje në një gamë të gjerë të përvojave ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore.

Që nga krijimi i programit në vitin 1983, mbi 55,000 profesionistë kanë pasur mundësinë për të çuar
karrierën e tyre në nivelin e ardhshëm përmes Chevening. Ka rreth 1,500 çmime të ofruara globalisht
për vitin akademik 2024/2025, duke demonstruar përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së
Bashkuar drejt zhvillimit të liderëve të së nesërmes, ndërsa Chevening po feston vitin e tij të 40-të.
Drejtoresha për bursa e Zyrës së jashtme, Komonuelthit dhe zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar
(FCDO), Ema Henesi (Emma Hennessey), tha:
“Studiuesit, akademikët dhe të diplomuarit e Chevening përdorin aftësitë dhe njohuritë që fitojnë gjatë
studimeve në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur ndryshimin, duke promovuar jetë më të mira dhe
vende më të sigurta për njerëzit në mbarë botën për të jetuar, punuar dhe përparuar.
Chevening përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, ndërsa studiuesit tanë
bëhen pjesë e rrjetit global Chevening me mbi 55,000 të diplomuar. Unë jam gjithmonë e frymëzuar
nga pasioni dhe angazhimi i bashkësisë Chevening dhe mezi pres të pranojë aplikimet nga gjenerata
e ardhshme.”’”

Methju Lauson (Mattheë Laëson), ambasadori britanik në Maqedoninë e Veriut tha:
‘Nëse jeni me pasion për të shtyrë para ndryshimin, qoftë në nivel lokal apo global, nëse doni të jeni
më të mirët në atë që bëni dhe nëse keni imagjinatën për të frymëzuar të tjerët, atëherë një bursë
Chevening mund të jetë mundësia e përsosur për ju.’
‘Nuk ka diçka të tillë si një studiues ‘tipik’. Mosha, raca, gjinia, feja dhe prejardhja kulturore e juaj nuk
kanë rëndësi për ne. Ne duam të shohim se ju keni energji, kureshtje, dhembshuri, një vizion të qartë
për të ardhmen tuaj dhe aftësinë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse kjo tingëllon si ju, atëherë ka
shumë gjasa të përshtateni me bashkësinë tonë prej mbi 55,000 të diplomuarish në mbarë botën.’
“Rrjeti ynë i të diplomuarve është plot me persona dinamik me ndikim që kanë ndarë të njëjtën
përvojë që do të ndani edhe ju. Ata mund të ofrojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Kur të
ktheheni pas studimeve në shtëpi, duhet të ndjeheni të pajisur mirë për të filluar të bëni një ndryshim
të vërtetë në Maqedoninë e Veriut.’

“Ka shumë për të përfituar nga dorëzimi i një aplikacioni të mirë menduar, kështu që nëse keni atë që
duhet për të qenë një studiues i Chevening, unë do t’ju inkurajoja të aplikoni para afatit të 7 nëntorit”.
Thirrja për aplikues të rinj pason përzgjedhjen e 6 studiuesve nga Maqedonia e Veriut të cilët fituan
bursë për të studiuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Aplikuesit e suksesshëm
kanë ndarë tregimet e tyre përmes hashtagut #ChosenForChevening në Facebook dhe Tëitter.

Vizitoni chevening.org/scholarships për informata të hollësishme mbi kriteret e kualifikimit dhe
specifikimet e bursës. Bursat Chevening janë programi global i bursave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të
financuara nga Zyra e jashtme, e Komonuelthit dhe e zhvillimit (FCDO) dhe organizatat partnere.
Bursat mbështesin studimet njëvjeçare të nivelit master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për
individë me potencial të demonstrueshëm për t’u bërë udhëheqës, vendimmarrës dhe formues të
opinionit të ardhshëm.

Chevening filloi në vitin 1983 dhe është zhvilluar në një skemë prestigjioze për bursa ndërkombëtare.
Studiuesit e Chevening vijnë nga mbi 160 shtete dhe territore në mbarë botën. Gjatë pesë viteve të
fundit, Chevening ka ndarë pothuajse 8,000 bursa. Ka mbi 55,000 të diplomuar Chevening në mbarë
botën që përbëjnë një rrjet global shumë të vlerësuar dhe me ndikim.
Emri “Chevening” vjen nga Chevening House në Sevenoaks, Kent – aktualisht rezidenca e përbashkët
zyrtare e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Më shumë informata në dispozicion në chevening.org.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erda havalli

VIDEO/19-vjeçarja elektrizon skenën e “The Voice of Germany” me këngën e njohur shqiptare

pasaporta

MPJ e Maqedonisë gjatë 2023 ka lëshuar 11 mijë pasaporta jashtë vendit

Foto: Ilustrim

Një restorant në Gjermani ofron një rrogë prej 11 mijë eurove

festivali filmit tirane mancevski

“Rrethi nuk është i rrumbullakët”,mirë se erdhe në Tiranë – nderime të mëdha për Mançevskin

UT AZGJ

Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

nxenesit idrizove shkolla

Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

xhevat berisha veprimtar

Dhuroi 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë, veprimtari shqiptar nga Gjermania reagon pas sulmit terrorist në veri – ka një mesazh për kritikuesit

baner policia kosoves nju jork

Policia e Kosovës falënderohet në Times Square të Nju-Jorkut

londer-policia

Londër/ Morën peng italianin, dënohen 4 shqiptarët

INFO

NA NDIQ