Rast i rëndë në Shkup! Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

ina-online
ina-online

01/10/2023

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë 22 shtator 2023.

Bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest, transmeton TV21.

“Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer dy vepra penale dhe atë “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe kundër I.C.(58) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Më saktë, më datë 22.09.2023 gjatë periudhës kohore prej orës 06.40 deri në ora 09.30, pa denoncimit të rastit në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup, I.J.(35) nga Shkupi është gjetur i vdekur, me vdekje me forcë, si pasojë e therjeve nga mjeti i mprehtë, kurse nga ana e policëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimshëm, me qëllim të fshehjes së gjurmëve nga vepra e kryer penale.

Policët pas aktiviteteve të ndërmarra dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.D., por i njëjti nuk është gjetur në shtëpi dhe i është shqiptuar fletarrest, ndërkaq është arrestuar I.C.

Gjatë ditës së sotme për I.C. është shqiptuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ