Agim Islami i dënuar në rastin “Alfa” po pret në burg më shumë se 27 muaj për rigjykim të rastit të tij.
Gjykata Penale nuk po mund të merr vendim për përsëritje të rastit, për shkak të vendimit që po e pret nga Supremja lidhur me të akuzuarin tjetër në këtë lëndë Almir Dërplanin, përcjell TV21.
Ish i akuzuari në “Alfa” Ramiz Dauti thotë se zvarritjet që po bëhen nëpër gjykata, po i kushtojnë Agim Islamit.
Nga Supremja duke mos dhënë shumë detaje, për TV21 thanë shkurt se po veprohet mbi lëndën. Por avokati i Almir Dërplanin, Asmir Alispahiq vlerëson se lënda rrezikon të zgjatet ende për shkak se ata presin që të mbahet seancë publike ku si palë mbrojtëse do t’i shprehin ankesat e tyre e që më pas të merret çfarëdolloj vendimi. Alispahiq shpjegon se në çdo lëndë që është me paraburgim duhet të veprohet me urgjencë por e kjo gjë nuk po ndodh me rastin e Dërplanin.
Muaj më parë Këshilli Gjyqësor konstatoi vonesa në rastin Alfa për çka edhe u shqiptuan masa disiplinore për gjykatësit që zvarritën lëndën. Pala mbrojtëse e Islamit në qershor të 2021 deri tek Penalja dorëzuan ekspertizën e përgatitur në Serbi, ku është konstatuar se Agim Islami dhe i ndjeri Rexhail Qerimi nuk janë kryerësit e veprën penale dhe se të njëjti janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura. Islami po qëndron 15 vite në burg, ndërsa është i dënuar përjetësisht për vrasjen e policit shqiptar më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup./TV21