Rasti ‘Brezovica’/ Këto janë qytetet ku po zhvillohet aksioni policor për fajde

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2023

Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën kanë zhvilluar një aksion në kuadër të rastit “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Këto janë qytetet ku po zhvillohet aksioni policor për fajde

Media pak më parë raportoi ekskluzivisht lidhur me aksionin policor që ka nisur në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili ka bërë me dije se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’ , ka të bëjë me fajde dhe po zhvillohet në disa regjione të vendit.

Media mëson ekskluzivisht se aksioni policor po zhvillohet në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, në Vushtrri dhe Lipjan.

Media mëson nga burimet e veta se cak i bastisjeve janë disa autosallone, shtëpi private e objekte tjera përcjellëse në Prishtinë./BS

TË FUNDIT
9 orë
Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku
9 orë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
9 orë
Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi
1 ditë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
2 ditë
Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti mediat

Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

IMG_4668

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

faton hajrizi

Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

gazmend halilaj

Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)

faton hajrizi

Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it

vajzat diaspora

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

erkin morina

Flet miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

INFO

NA NDIQ